Shoqata AMEA
Shoqata Shqiptare “AMEA” është një organizatë jofitimprurëse, me karakter social, e pavarur, joqeveritare dhe jopolitike, e krijuar me vullnetin e lirë të anëtarëve të saj, e cila nuk ndjek qëllime fitimi dhe është e hapur për të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të saj.
Shoqata Shqiptare “AMEA” funksionon në përputhje me Statutin, Aktin e Themelimit dhe Ligjit Nr.8788, datë 7.5.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse” të ndryshuar dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.
Shoqata Shqiptare AMEA është person juridik e cila e ka fituar personalitet juridik që nga data e regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë 07.01.2019 me Nr. Vendimi 6125.
Programi i Shoqatës AMEA në bazë të Statutit përmban shume aktivitete në lidhje me zhvillimin dhe përmirësimin e politikave në fushën e shëndetësisë dhe të diagnostikës.
Shoqata është e angazhuar në mënyrë aktive për:
· ofrimin e aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë dhe dhënien e krediteve përkatëse për profesionistët e shëndetësisë të cilët kanë si qëllim të përmbushin nevojat e tyre dhe të plotësojnë më tej përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre profesionale;
· Të organizojë Kongrese, konferenca, trajnime, seminare, Uorkshop, prezantim të një leksioni, Grup rishikimi, aktivitetet kërkimore/studimore, aktivitete të drejtpërdrejtë, aktivitete të të mësuarit në distancë evente, e kurse informimi të të interesuarve të fushës së shëndetësisë, publikut dhe të institucioneve publike dhe private, e të kujdeset për publikimin e akteve të mbledhjeve dhe seminareve,
· Te organizojë aktiviteteve të edukimit në vazhdim të cilat shërbejnë për të orientuar sa më pranë nevojave reale për zhvillim profesional të profesionistëve të shëndetësisë.
· Të marrë pjesë dhe t’i asociohet shoqatave të tjera me qëllime të ngjashme;
· Mund të marrë me qira, të japë me qira, të blejë cdo lloj mjeti (shkencor, teknologjik dhe jo vetëm) dhe pajisje shkencore apo teknike të cilat mund të jenë të nevojshme për arritjen e qëllimeve te shoqatës;
· Të ndërmarrë iniciativa, të lidhë marrëveshje dhe të sigurojë fonde me objekt arritjen e qëllimeve të aktivitetit të shoqërisë;
· Gjithashtu Shoqata mund, me anë të një vendimi të Asamblesë, të marrë pjesë apo të bashkëpunojë e të lidhë partneritete me shoqata, ente dhe shoqëri si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, të cilat kanë qëllim të ngjashëm apo të njëjtë, të lidhi marrëveshje me Administratën Publike për përmbushjen e detyrave që janë pjesë e qëllimit të shoqatës.