Lindita Shosha Mano
(Presidente e shoqates AMEA)
Prof. As. IRIS Allajbeu
(Anëtar bashkëthemelues)
Klodian Allajbeu
(Anëtar bashkëthemelues)
Mario Karaj
(Anëtar bashkëthemelues)
Albana Mehmeti
(Sekretare e Përgjithshme)
Onejda Ymeraj
(Anëtar bashkëthemelues)
Edlira Cako
(Anëtar bashkëthemelues)
Alfred Aga
(Anëtar bashkëthemelues)
Elton Peçi
(Anëtar bashkëthemelues)
Romeo Mano
(Publicist)
Bëhu Anëtar
Anëtarësia
Anëtarësia në shoqatën AMEA është vullnetare. Anëtarët janë profesionistë të shëndetësisë të të gjitha fushave të mjekësisë, përfshi edhe studentët e mjekësisë dhe shkencave teknike mjekësore.
Titulli “Anëtarë Nderi” konsiderohen eminenca në fushën e mjekësisë ose më gjerë me kontribute të shquara, me propozim të Presidentit dhe me vendim të Bordit Drejtues. Titulli “Anëtarë Bamirës” mund t’i jepet me propozim të Presidentit dhe vendim të Bordit të shoqatës, personave fizikë që ndihmojne për fuqizimin dhe zhvillimin e shoqatës me anë të mbështetjes financiare, lënies ose dhurimit të pasurisë ose të vlerave financiare me testament.
Anëtarët e AMEA-s kanë të drejtën të zgjidhen në Bordin Drejtues, të marrin pjesë në veprimtarinë e saj, si dhe të kontribuojnë për zhvillimin, dhe reputacionin e saj. Anëtarët janë të detyruar të paguajnë rregullisht kontributin vjetor të anëtarësisë në shoqatë. Anëtari i shoqatës është i lirë të heqë dorë nga anëtarësia, duke njoftuar me shkrim Bordin Drejtues të saj.
Anëtari i AMEA-s mund të çregjistrohet nëse del jashtë statutit të shoqatës ose nuk zbaton atë.
Anëtarët e shoqatës AMEA-s kanë prioritet dhe lehtësira në regjistrimin e aktiviteteve shkencore mjekësore të shoqatës.
E drejta e anëtarësisë as nuk tjetërsohet as nuk trashëgohet.